Ish-presidenti ukrainas thirrje Zelenskyt: Hiq dorë nga krenaria

Nga A2 CNN
8 Mars 2022, 10:44 | Bota
Ish-presidenti ukrainas thirrje Zelenskyt: Hiq dorë nga krenaria

“Ndalo gjakderdhjen!”. Kjo është thirrja me të cilën ish-presidenti filorus i Ukrainës, Viktor Yanukovich, i drejtohet pasardhësit të tij në detyrë, Volodymir Zelensky.

Yanukovich i kërkon Zelenskyt të lërë mënjanë krenarinë dhe të ndalë luftimet me të gjitha kushtet.

Sipas “Kyiv Indipendent”, mesazhi i Yanukovich drejtuar Zelenskyt është në formën e një letre të hapur që është publikuar të martën në mediat ruse.

“Dua t’i bëj një kërkesë presidentit në mënyrë presidenciale dhe atërore. Volodimir, ndoshta ëndërron të bëhesh një hero i vërtetë. Po heroizmi nuk nënkupton të luftosh deri në ukrainasin e fundit”, shkruan Yanukovich. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos