Rusia kërcënon se do të ndërpresë furnizimin me gaz për Europën

Nga A2 CNN
8 Mars 2022, 08:09 | Bota
Rusia kërcënon se do të ndërpresë furnizimin me gaz

Rusia kërcënon se do të mbyllë gazsjellësin e saj me Gjermaninë, nëse Perëndimi vijon me planet për të ndalur importin e naftës ruse.

Zv.kryeministri Novak deklaroi se një lëvizje e tillë, do të kishte pasoja katastrofike për furnizimin global dhe çmimi i naftës do të arrinte në 300 dollarë për fuçi.

SHBA-ja është duke vlerësuar një plan të mundshëm, së bashku me aleatët, për të ndaluar naftën ruse si dënim për pushtimin e Ukrainës. Por kjo gjë tashmë është kundërshtuar nga Gjermania, Holanda dhe Hungaria.

Aktualisht, BE-ja merr 40% të gazit dhe 30% të naftës nga Rusia dhe nuk është e lehtë të gjendet një furnizues tjetër nëse kjo linjë ndërpritet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos