Maqedonia e Veriut mban paradën e saj të parë të komunitetit LGBT

Nga A2 CNN
29 Qershor 2019, 20:17 | Bota

Ditën e sotme rrugët qendrore të Shkupit u mbushën nga ngjyrat e ylberit, që përfaqëson flamurin e komunitetit LGBT.

Për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut, u mbajt parada e Gay Pride, që mblodhi qindra përfaqësues të komunitetit, por edhe mbështetës dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Parada u zhvillua qetësisht, në kujtimin e 50 vjetorit të protestave në Nju Jork, ku për herë të parë u mblodhën pjesëtarë të komunitetit për të kërkuar të drejtat e tyre.

Gjithsesi, një grup konservator organizoi një protestë paralele, duke promovuar vlerat tradicionale, por nuk pati kontakte mes palëve.

Në Ballkan vende si Shqipëria, Kosova dhe tani Maqedonia kanë mikpritur zhvillimin e Gay Pride, në Bosnje një event i tillë pritet në vjeshtë, ndërsa përballje më të rënda ka patur në Serbi, edhe pse vetë kryeministrja Ana Brnabic ka deklaruar përkatësinë në këtë komunitet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos