Në vitet ’80 Peter Seisenbacher ishte një nga figurat më të dashura të sportit austriak, krahas miteve të skive. Fitues i dy medaljeve olimpike radhazi në kategorinë 86 kilogramë, në Los Angeles '84 dhe Seul '88, xhudisti më i mirë i dekadës.
Pak ditë më parë, ai u arrestua teksa po kalonte, pa pasaportë, kufirin midis Ukrainës dhe Polonisë. Akuza është e rëndë, për 59-vjeçarin.
Abuzim mbi minorët, tre raste në vitet 1997-2004, për të cilët ish xhudisti ishte dënuar në Austri, por ia kishte dalë duke ikur në Ukrainë, vend ku nuk mund të dënohej sepse ngjarja kishte kaluar afatin e përcaktuar të 10 viteve. Më pas ligji ukrainas kishte ndryshuar, por drejtësia austriake nuk kishte mundur ta kapte deri në këtë moment.

Ish legjenda e Austrisë, e shndërruar sot në një nga turpet e saj, u transportua në Vjenë dhe më pas në burgun e Josefstadt. (A2 Televizion)