
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë eliminuar nga Botërori i Basketbollit që po luhet në Kinë, duke shkaktuar surprizën e radhës pasi dje doli jashtë kompeticionit edhe Serbia, ekipi tjetër pretendent për fitoren e trofeut.
Franca ishte ekipi që arriti të mundë në çerekfinale ekipin amerikan me rezultatin 89-79, me amerikanët që në këtë turne nuk u paraqitën me lojtarët më të mirë që ka në dispozicion.
Vetëm Donovan Mitchell luajti në nivel të lartë, por pikët e tij nuk ishin të mjaftueshme për të përballuar francezët Fournier dhe Gobert, të cilët gjithashtu luajnë në NBA.
Tashmë, në gjysmëfinale, Franca do të përballet me Argjentinën. (A2 Televizion)