Në Itali, numri i viktimave nga dita e djeshme është rritur, por të dhënat e tjera tregojnë se masat parandaluese që po e dërgojnë vendin në "fazën 2", kanë funksionuar.
Sipas të dhënave, numri i të vdekurve është rritur me 236 persona gjatë 24 orëve të fundit. Ndërkohë, numrat e pozitivëve të rinj kanë shkuar në nivelet e 10 marsit, me pak më shumë se 1000 raste.
Rastet e të prekurve në total shkojnë në 213.013, ndërkohë që viktimat janë 29.315. (A2 Televizion)