Itali-Turqi, gjyqtarë holandezë për ndeshjen hapëse, mes tyre dhe një femër

Nga A2 CNN
9 Qershor 2021, 17:12 | Futboll

UEFA ka caktuar holandezin Danny Makkelie si arbitër të ndeshjes hapëse të EURO 2020 në 11 qershor, Itali-Turqi, e cila do të luhet në stadiumin Olimpico të Romës.

Bashkëatdhetarët Hessel Steegstra dhe Jan De Vries do të ndihmojnë, ndërsa francezja Stephanie Frappart do të jetë zyrtari i katërt.

Në VAR do të qëndrojë holandezi Kevin Blom.

Turqi, stërvitje më pas udhëtojnë në Romë

Përgatitjet e ekipit kombëtar turk vazhdojnë në funksion të ndeshjes inauguruese të kampionatit Europian 2020 e planifikuar të premten e 11 qershorit në stadiumin Olimpico, Romë. Djemtë e Gunes, pas seancës së fundit stërvitore sot, do të zbresin ditën e enjte në Romë rreth orës 15:00 të pasdites dhe më pas do të vendosen në një hotel në qendër të kryeqytetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos