Sfidat miqësore, Franca tregon potencialin, mesazh Gjermanisë në prag të Europianit

Nga A2 CNN
9 Qershor 2021, 16:56 | Futboll
Sfidat miqësore, Franca tregon potencialin, mesazh Gjermanisë në

Franca konfirmohet si një ndër skuadrat pretendente për të fituar Euro 2020 dhe i dërgon sinjale të qarta Gjermanisë me të cilët do të luajë ndeshjen e parë.

Pasi mposhtën 3-0 Uellsin, përfaqësuesja e “gjelave” mundi me të njëjtin rezultat edhe Bullgarinë me golat e Griezman dhe Giroud.

Lajmi i keq në nisje të Europianit është dëmtimi i sulmuesit Benzema, i cili u detyrua të largohej nga fusha e lojës.

Spanja tregoi gjithashtu formë të mirë duke mundur 4-0 Lituaninë. Dy skuadra rivale të Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit, Polonia dhe Hungaria, barazuan në miqësoret e tyre, respektivisht ndaj Islandës dhe Irlandës.

Ndërsa përfaqësuesja e Kosovës, pas fitores kundër San Marinos, u mund 2-1 nga afrikanët e Guineas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos