Denoncimi i punonjësit të ambulancës: Protestuesit po na godasin me gurë

Nga A2 CNN
17 Tetor 2026, 18:42 | Aktualitet

Denoncimi i punonjësit të ambulancës: Protestuesit po na godasin

Një nga përfaqësuesit e ekipeve mjekësore, bëri thirrje nëpërmjet mikrofonit të A2CNN, që të mos pengohen ambulancat nga ana e protestuesve.

“Na kanë goditur me gurë, janë prishur deri tani 3 ambulanca. Janë qëlluar edhe ekipet mjekësore”, tha përfaqësuesi.

Sipas tij, protestuesit madje janë futur edhe në ambulancë brenda.

“Ne jemi për t’i dhënë ndihmë, nuk kanë punë me ne protestuesit. Ata na godasin me gurë sapo na shikojnë”, shtoi punonjësi i ambulancës.

Kur u pyet mbi dyshimet e protestuesve se ambulancat po transportojnë gaz lotsjellës, ai u shpreh: “I kanë hapur ambulancat dhe kanë parë vetë se kanë qenë me pacientë ose bosh”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos