Itali, vijon ulja e rasteve të reja me koronavirus

Nga A2 CNN
25 Gusht 2020, 18:28 | Bota
Itali, vijon ulja e rasteve të reja me koronavirus

Vijon ulja e rasteve ditore me koronavirus në Itali. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 878 raste të reja, në krahasim me 953 rastet e ditës së hënë.

Ndërkohë, viktimat janë 4, për një total prej 35 445 që nga nisja e pandemisë.

Të shëruarit e 24 orëve të fundit janë 353. Gjithsej, 206 015 janë të shëruarit në vendin fqinj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos