Italia dërgon Anglinë në Ligën B, Hungaria befason Gjermaninë

Nga A2 CNN
23 Shtator 2022, 22:52 | Futboll
Italia dërgon Anglinë në Ligën B, Hungaria befason

Italia ka mposhtur 1-0 Anglinë në San Siro, duke bërë që “Tre Luanët” të luajnë edicionin e ardhshëm të Nations League në Ligën B.

Raspadori ishte autori i golit të vetëm të takimit për ekipin e drejtuar nga Roberto Mancini, që renditet në vendin e dytë të Grupit 3, me 8 pikë.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Hungaria bëri surprizën duke mundur Gjermaninë në transfertë, me rezultatin 1-0, duke mbajtur kështu kryesimin e këtij grupi, me 10 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos