Iu grabit dyqani 6 herë brenda pak kohe, vendos tela me gjemba në banak

Nga A2 CNN
23 Qershor 2021, 11:47 | Lifestyle

Një pronar dyqani në Angli ka marrë masa ekstreme për të shmangur grabitjet, pasi hajdutët i kanë hyrë natën në dyqan 6 herë, brenda 3 viteve.

Parvez Akhtar ka vendosur tela me gjemba në dyqanin e tij në Midwllsbrou, për të ruajtur arkën nga tentativat e ardhshme për grabitje.

“Deri tani, më kanë vjedhur 25 celularë dhe rreth 15 000 stërlina. E pashë që alarmi dhe masat e zakonshme nuk bënin punë, kështu që kam vënë tela me gjemba në banak, jashtë dyqanit, por edhe në çati, pasi edhe nga çatia më kanë hyrë hajdutët”, tregoi Akhtar për “The Sun”.

“Telat treguan se e bënin punën, pasi të fundit që provuan të vjedhin, hynë nga çatia, por nuk morën dot gjë, pasi nuk i kaluan dot telat. Çdo ditë, shpenzoj gjysmë ore kohë për t’i vënë telat kur mbyll dyqanin dhe gjysmë orë për t’i hequr kur e hap në mëngjes. Pa përmendur këtu që çdo ditë pres duart kur e bëj këtë punë”, shtoi pronari i dyqanit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos