Ivan Rakitic largohet nga Barcelona, kthehet te Sevilla

Nga A2 CNN
1 Shtator 2020, 14:53 | Futboll
Ivan Rakitic largohet nga Barcelona, kthehet te Sevilla

Ivan Rakitic kthehet te Sevilla. Mesfushori kroat është larguar nga Barcelona pas gjashtë viteve të suksesshme me klubin katalanas, me përjashtim të vitit të fundit, ku u aktivizua shumë pak.

Rakitic u la në stol fillimisht nga Ernesto Valverde, por kur nisi të rifitonte besimin e trajnerit, Barcelona i besoi stolin Quique Setien dhe situata e Rakitic u përkeqësua.

Kroati do të kthehet kështu te skuadra me të cilën ka luajtur për 3 sezone e gjysmë (149 ndeshje, 32 gola dhe 41 asist). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos