
Duket sikur dita e djeshme, kur u arrit një marrëveshje e re për Brexit, ishte e gjatë dhe e lodhshme për Jean-Claude Juncker.
Presidenti i Komisionit Europian iu hakërrye një gazetari i cili i bëri një pyetje ndërkohë që ai po i përgjigjej një tjetër pyetjeje.
“Jam duke folur unë”, bërtiti Juncker, ndërkohë që gazetari kërkoi të falur. (A2 Televizion)