
Partitë kryesore të opozitës në Britaninë e Madhe refuzojnë me forcë ujdinë e re për Brexit të arritur me Bashkimin Europian.
Lideri i Laburistëve, Jeremy Corbyn, e konsideron atë një marrëveshje akoma më të keqe se ajo e negociuar nga ish kryeministrja Theresa May.
Ai I bën thirrje ligjvënësve britanike që ta refuzojnë atë. “Kjo ujdi e dështuar nuk do të bashkojë vendin dhe duhet të refuzohet. Mënyra më e mirë për të përfunduar Brexit është që populli ta ketë fjalën e fundit me anë të një votimi popullor”, shprehet Corbyn.
Ai paralajmëron se ujdia e re do të vërë në rrezik sigurinë ushqimore dhe të drejtat e punëtorëve. Gjithashtu edhe Liberal Demokratët janë kundër marrëveshjes dhe kërkojnë që divorci me BE-në të mos ndodhë. (A2 Televizion)