“Jam i pamposhtur, i mbijetova demokratëve dhe virusit kinez”, Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë

Nga A2 CNN
6 Tetor 2020, 08:41 | Bota
“Jam i pamposhtur, i mbijetova demokratëve dhe virusit kinez”,

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka dalë nga spitali ushtarak i “Walter Reed”, ku qëndroi për disa ditë për shkak të koronavirusit.

Duke folur në vetën e tretë, presidenti amerikan e përshkroi veten si “një hero të pamposhtuar që iu mbijetoi jo vetëm demokratëve, por edhe virusit kinez”.

Trump mbërriti në Shtëpinë e Bardhë me një helikopter, hoqi maskën dhe përshëndeti ushtarët. Ai deklaroi se shumë shpejt do të kthehet në fushatën elektorale.

Mjekët që ndoqën mjekimin e Trump në spitalin “Walter Reed” bënë me dije se presidenti nuk është ende jashtë rrezikut, por mund të kthehet në shtëpi.

Donald Trump u akuzua gjatë këtyre ditëve se nuk kishte treguar më herët që ishte pozitiv me koronavirus duke vënë në rrezik dhe anëtarë të tjerë të stafit të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos