Të qëndrosh në karantinë për dy javë do të thotë ta kalosh kohën duke shikuar filma dhe seriale, ose duke lundruar në internet.
Por, ka edhe një mënyrë për të marrë pak kulturë dhe dije ndërkohë që e bëni “gropë” divanin.
Sipas “Fast Company”, Google Arts & Culture ka bashkëpunuar me mbi 500 muzeume dhe galeri në të gjithë botën për t’i sjellë kujtdo ture virtuale të disa prej muzeumeve më të famshëm në planet.
Pra, mund të shkoni në museum pa lëvizur nga shtëpia.
Koleksioni përmban Muzeun Britanik në Londër, Muzeun e Van Gogh në Amsterdam, Guggenheim në Nju Jork dhe shumë vende të tjera ku mund të merrni njohuri mbi artin, historinë dhe shkencën. (A2 Televizion)

Muzeu Britanik, Londër 
Muzeu Guggenheim, Nju Jork 
Galeria Kombëtare e Arteve, Uashington 
Muzeu DÓrsay, Paris 
Muzeu Kombëtar i Artit Modern, Seul 
Muzeu Pegamon, Berlin 
Muzeu Van Gogh, Amsterdam 
Muzeu J. Paul Getty, Los Angeles 
Galeria Uffizi, Firenze 
Muzeu i Artit, Sao Paulo 
Muzeu Kombëtar i Antropologjisë, Meksiko
Galeria fotografike ( )