Izraeli hyn në një fazë të re politike. Presidenti Isaac Herzog i ka besuar Gadi Eisenkotit mandatin për formimin e qeverisë së re.
Herzog deklaroi se konsultimet e ditëvetë fundit kanë treguar qartë se Eisenkot është kandidati me mbështetjen më të madhe për të krijuar një qeveri që mund të fitojë besimin e Parlamentit, shkruan A2.
Eisenkot shpalli si synim krijimin e njëqeverie të emergjencës kombëtare, duke kërkuar bashkëpunim përtej ndarjeve tradicionale politike. Ai theksoi se Izraeli nuk mund të përballojë një tjetër periudhë të gjatë pasigurie politike apo rikthimin në zgjedhje të njëpasnjëshme: “Me mandatin që më është besuar sot, do të udhëheq formimin e një qeverie emergjence kombëtare. Kjo do të kërkojë hapa politikë krijues dhe jo të zakonshëm. Izraeli nuk e ka luksin të zgjasë këtë proces apo t'u rikthehet cikleve të pafundme zgjedhore. Qytetarët i kanë sytë nga ne. Ky është një test vendimtar për lidershipin. Kushdo që përpiqet të pengojë formimin e kësaj qeverie për arsye personale dhe jo për çështje thelbësore, do të mbahet mend në histori si dikush që dështoi ta shpëtonte Izraelin në një moment emergjence”.
Eisenkot bëri thirrje për një udhëheqje të re, që të rikthejë besimin e qytetarëve dhe të vendosë sigurinë e vendit mbi interesat personale e partiake: “Izraeli ka nevojë për një udhëheqje të re, po aq urgjentisht sa ka nevojë për ajër për të marrë frymë. Ka nevojë për një qeveri të re, për një udhëheqje që të mbrojë atë që na bashkon dhe të hapë rrugën drejt një epoke të re”.
Eisenkot konsiderohet rivali më i fortë i Benjamin Netanyahut. Kryeministri me kohën më të gjatë në detyrë në historinë e Izraelit po përpiqet të qëndrojë në pushtet. Koalicioni i tij nacionalist-fetar humbi shumicën në zgjedhjet e 27 tetorit, megjithëse mbeti grupimi më i madh në Parlament.
Blloku kundër Netanyahut, i udhëhequr nga Eisenkot, ish-shef i ushtrisë izraelite, ka refuzuar të bashkëpunojë me partitë arabe, të cilat mund t'i siguronin shumicën parlamentare. Megjithatë, liderët arabë, të zemëruar nga politikat e Netanyahut dhe aleatëve të tij të ekstremittë djathtë, e propozuan sërish Eisenkotin gjatë bisedimeve maratonë me Presidentin Herzog. Mandatimi i Eisenkotit nuk nënkupton ende krijimin e qeverisë. Ai duhet të sigurojë marrëveshjet e nevojshme politike dhe mbështetjen parlamentare për kabinetin e ri. (A2 Televizion)