Jepet Çmimi Nobel për Fizikën: Konceptimi ynë për botën ndryshoi përgjithmonë

Nga A2 CNN
8 Tetor 2019, 12:13 | Bota
Jepet Çmimi Nobel për Fizikën: Konceptimi ynë për

Çmimi Nobel për Fizikën për vitin 2019 i është dhënë James Peebles, Michel Mayor dhe Didier Queloz për punën e tyre në kuptimin më të thelluar të universit.

Në ceremoninë e mbajtur të martën në Stokholm, Peebels tërhoqi çmimin për “zbulimet teorike të një ekzoplaneti (planeti jashtë sistemit diellor) i cili rrotullohet në orbitën e një ylli të ngjashëm me diellin”.

“Çmimi Nobel i këtij viti në fizikë shpërblen thellimin ë kuptimin e strukturës dhe historisë së Universit dhe zbulimit për herë të parë të një planeti që rrotullohet në orbitën e një ylli të ngjashëm me diellin, por që është jashtë sistemit diellor, Këto zbulime ndryshuan përgjithmonë konceptimin tonë për botën”, thuhet në postimin në Twitter të Çmimit Nobel.

A2 CNN Livestream

Latest Videos