Turqia fillon fushatën në Sirinë e veriut, bombardon kurdët

Nga A2 CNN
7 Tetor 2019, 22:57 | Bota
Turqia fillon fushatën në Sirinë e veriut, bombardon kurdët

Pas “dritës jeshile” të sotme të administratës amerikane, e cila tërhoqi trupat nga kufiri midis Sirisë dhe Turqisë, Ankaraja ka filluar operacionet ushtarake kundër luftëtarëve kurdë, edhe pse zyrtarisht objektivi është  “neutralizimi i terroristëve” që sipas presidentit Erdogan ndodhen në atë zonë.   

https://twitter.com/AmichaiStein1/status/1181283542392872961

Aksionet ushtarake filluan me anë të artilerisë dhe gjatë darkës janë përforcuar me anë të aviacionit, që sipas korrespondentëve ndërkombëtarë në terren po fillon të bombardojë bazat e kurdëve të YPG, që deri pak kohë më parë bashkëpunonin me forcat amerikane në luftën kundër organizatës terroriste ISIS.

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1181232249821388801

Edhe pse me një Twitter të sotëm presidenti i Shteteve të Bashkuaram Donald Trump ka theksuar se “siç kam thënë edhe më parë, në qoftë se Turqia vepron në një mënyrë që tejkalon limitet, do të shkatërroi ekonominë e saj”, aleatët e dikurshëm kurdë ndihen të tradhtuar nga SHBA, dhe premtojnë që ky veprim do të shkaktojë një luftë të hapur mes tyre dhe forcave turke. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/10/07/amerikanet-i-lene-vendin-turqve-ne-siri-rritet-frika-per-konflikt-me-kurdet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos