Joe Biden rrëzohet sërish, kësaj radhe nga biçikleta

Nga A2 CNN
18 Qershor 2022, 18:35 | Bota

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është rrëzuar nga biçikleta, në praninë e shumë mediave.

“Jam mirë. Nuk po hiqja dot këmbët nga pedaled, prandaj u rrëzova”, u tha Biden gazetarëve, të cilët ishin dëshmitarë të incidentit që ndodhi pranë shtëpisë së plazhit të tij, në Delaware.

79-vjeçari qëndroi rreth 10 sekonda në tokë, ndërkohë që agjentët sekretë nxituan për ta ndihmuar që të ngrihej sërish.

Para disa ditësh, Joe Biden u pengua në shkallët e avionit Air Force One gjatë ngjitjes, diçka që ndodhi edhe një vit më parë, ku u pengua plot 3 herë duke i ngjitur këto shkallë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/06/09/joe-biden-pengohet-serish-ne-shkallet-e-avionit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos