Ka humbur shijen nga COVID-19, djali i legjendës së futbollit pi një gotë uthull për ta treguar

Nga A2 CNN
31 Mars 2020, 14:22 | Futboll

Një pjesë e mirë e personave të infektuar me koronavirus tregojnë sesi një nga simptomat përcjellëse të sëmundjes COVID-19 është humbja pothuajse totale e shijes.

Madje, tashmë edhe mjekët kanë filluat të pohojnë se pikërisht kjo simptomë mund të jetë e pranishme te pacientët e quajtur më parë si asimptomatikë.

Video e George Lineker

Një shembull konkret dhe shumë domethënës vendosi ta shpërndajë në rrjetet sociale djali i një prej miteve të futbollit, anglez dhe botëror, ish-bomberi Gary Lineker.

28-vjeçari George deklaroi në një video tashmë virale se ka dy javë që ka humbur shqisën, aq sa nuk kupton praktikisht çfarë ka ngrënë ose pirë.

Gary Lineker, "mit" i Leicester, Barcelonës, Tottenham dhe kombëtares angleze

Aq sa edhe diçka që zakonisht konsumohet me pikatore, mund të mos bëj përshtypje. “Ja një sfidë. Po marr një gotë me uthull, po i shtoj pak limon. Dhe po e pi”, thotë anglezi, që teksa konsumon edh epikën e fundit shton se “nuk i bëri asnjë efekt, është shumë e çuditshme”.

Ndërkohë edhe babai i tij Gary, që në karrierë ka shënuar 48 gola në 80 ndeshje me kombëtaren angleze,  postoi një deklaratë ku tregonte se ai vetë ka hyrë në karantinë pikërisht për simptomat e djalit të tij, duke respektuar rregullat e distancimit social.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos