Ka nisur futja në stadium e tifozëve që do të jenë të pranishëm në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Izraelit, e vlefshme për Nations League.




Nën masa të rrepta sigurie nga policia, tifozët kuqezi kanë mbushur rrugët rreth Air Albania, ku pritet të nisë dhe ky takim i rëndësishëm.
Reshjet e shiut që kanë rënë përgjatë gjithë ditës duket se nuk i kanë penguar tifozët të ndjekin Kombëtaren në këtë sfidë. (A2 Televizion)