Fatbardh Kadilli postoi në Facebook raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri, duke theksuar se ai konfirmon çdo akuzë të opozitës, por shtoi se beteja për zgjedhjet nuk mund të jetë alibia e kryetarit të saj.
“Raporti paraprak konfirmon çdo akuzë të opozitës. Konfirmon ambiguitetin ligjor; përdorimin e mjeteve të pushtetit; blerjen e votave; agresivitetin fizik dhe verbal në fushatë; personalizimin e komunikimit te figurat e kryetarëve etj. Qartazi këto zgjedhje nuk ishin të ndershme. Opozita duhet të vazhdojë betejën ligjore për çdo akuzë dhe çdo rast të identifikuar. Inkurajoj përfaqësuesit demokratë në proces të bëhen mbrojtësit e ligjit dhe shenjtërisë së votës. Beteja për zgjedhjet nuk mund të jetë alibia e kryetarit. Demokratët mund t’ia dalin shumë mirë edhe pa atë”, shkruan Kadilli në rrjetin social. (A2 Televizion)