Kalërim në nder të çlirimtarëve të Kosovës

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2020, 14:26 | Lifestyle
Kalërim në nder të çlirimtarëve të Kosovës

“Çlirimtarët do të mbesin gjithmonë çlirimtarë, kudo që të shkojnë”. Ky ka qenë mesazhi që ka dhënë Klubi i Kaubojsave Shqiptarë, në një aktivitet kalërimi që kanë pasur në qytetin e Kukësit dhe zonën turistike të Shishtavecit.

Për nder të luftëtarëve të UÇK-së, që së fundmi janë thirrur në Hagë, kaubojsat shqiptarë kanë kalëruar me flamurin e UÇK-së.

Kalërimi u ndoq me mjaft interes, edhe për faktin se hipizmi, veçanërisht në zonën e Shishtavecit, ka qenë një ndër sportet e preferuara dhe këto aktivitete po përpiqen të ringjallin këtë traditë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos