Kalim i paligjshëm i kufirit, policia ndalon 17 klandestinë. Në pranga 6 organizatorët

Nga A2 CNN
28 Qershor 2020, 12:19 | Kronikë
Kalim i paligjshëm i kufirit, policia ndalon 17 klandestinë. Në

17 klandestinë kanë tentuar të kalojnë tranzit nga vendi ynë për në vendet e Bashkimit Europian gjatë 24 orëve të fundit.

Strukturat policore kanë bërë të mundur parandalimin dhe goditjen e tre rasteve të ndryshme të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Gjatë operacioneve policore të koduara "Perimetri" në Devoll, "Enkelana" në Pogradec dhe në Maliq, janë kapur dhe arrestuar në flagrancë 6 shtetas. Këta shtetas, në momentin e ndërhyrjes së policisë, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe kanë tentuar të largohen, por janë vënë pranga.

Po gjatë javës së fundit, është goditur edhe një tjetër rast në Pogradec, duke transportuar 11 shtetas nga vendet e treta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos