Kallëzim për shembjen e teatrit, PD: SPAK të na japë informacion për ecurinë e hetimeve

Nga A2 CNN
6 Korrik 2021, 17:38 | Politikë
Kallëzim për shembjen e teatrit, PD: SPAK të na japë

Demokratët i kanë kërkuar prokurorisë së posaçme SPAK informacion për ecurinë e hetimeve për kallëzimin që PD ka bërë  13 muaj më parë për shembjen e teatrit .

Sekretari i Çështjeve ligjore Çlirim Gjata dhe deputetja e zgjedhur Flutura Açka i kanë bërë thirrje SPAK të nisë hetimet dhe të vër nën arrest kryebashkiakun Erion Veilaj si përgjegjësin kryesor. 

“Sapo kemi dorëzuar këtu në SPAK kërkesë për informacion. 13 muaj e 4 ditë më parë Partia Demokratike ka bërë një kallzim penal në SPAK për sa i takon shembjes së Teatrit Kombëtar. Kanë kaluar 13 muaj dhe nuk kemi asnjë informacion se çfarë është bërë me këtë çështje. Sot bazuar në dispozitat përkatëse, neni 283/58 etj, të Kodit të Proçedurës Penale kërkojmë informacion nga SPAK se çfarë ka bërë me kallëzimin tonë. Ku janë hetimet? Çfarë ka ndodhur? Çfarë masash janë marrë deri tani?”, u shpreh Gjata.

Ndërsa deputetja e sapozgjedhur Açka dha: “Mendoj se ky vendim është një lloj kambanë kujtese për politikën shqiptare që të fillojë një sjellje të re, veçanërisht, ndaj trashëgimisë kulturore. Të gjithë e kemi parasysh se çfarë ndodhi me Teatrin Kombëtar që është një nga aktet më barbare me trashëgiminë kulturore dhe natyrisht edhe ndaj historisë shqiptare dhe që shkon edhe kundër integritetit të shqiptarëve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos