Kamioni përplas makinat në trafik dhe shpërthen në zjarr, 3 viktima

Nga A2 CNN
12 Janar 2022, 10:29 | Bota

Kamerat e vendosura në një makinë, kanë kapur momentin e një aksidenti tragjik në Britaninë e Madhe, ku një kamion përplasi disa mjete të bllokuara në trafik, për të shpërthyer më pas në flakë.

Si pasojë e këtij aksidenti të rëndë, 3 persona që udhëtonin në 2 makina të ndryshme humbën jetën, ndërsa disa të tjerë mbetën të lënduar.

Shoferi i kamionit ishte një shtetas rumun, i cili u dënua nga gjykata e Durham me 8 vjet e 10 muaj burg, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasoja të rënda.

Sipas të dhënave nga dosja, drejtuesi i kamionit në momentin e aksidentit ishte duke kërkuar në telefon faqe me përmbajtje të lartë erotike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos