
All - Paragraf - 1
Carlo Ancelotti është trajneri i parë në historinë e futbollit që fiton titullin kampion në pesë ligat më të mëdha europiane.
Pas Serie A me Milanin, Premier Ligës me Chelsea, trofeut në Francë me PSG dhe në Gjermani me Bayern, tani festoi me Realin e Madridit. Rekordmen absolut, që mbetet një prej trajnerëve më të mirë në botë.
All - Paragraf - 3
Italiani nuk nguron të dhurojë spektakël edhe jashtë fushe. Në autobusin që shëtiti ekipin nëpër Madrid me trofeun, Ancelotti fillimisht kërceu me Vinicius Junior, i cili më pas postoi një foto me mbishkrimin The Boss, ku trajneri qëndronte me syze dielli dhe puro. Trajneri këndoi së bashku me mijëra tifozët e pranishëm në shesh, që festuan titullin e 35-të të Realit. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2