
Kastrioti vijon të tregojë një formë shumë të mirë në fazën e katërt të Kategorisë Superiore.
Krutanët kanë fituar me rezultatin 2-1 përballë Egnatias, e cila tashmë është më një këmbë larg rënies në Kategorinë e Parë.
Hasani dhe një autogol i Levendit ishin ata që vendosën fitoren për Kastriotin, i cili regjistron fitoren e shtatë radhazi.
Në ndeshjen tjetër të kësaj të shtunë, Vllaznia fitoi minimalisht 1-0 ndaj Skënderbeut duke ndjekur hap pas hapi trenin e Europës për vitin e ardhshëm.
Goli i Hakajt në pjesën e dytë, i dha 3 pikë shkodranëve, që tashmë janë një pikë larg Partizanit të vendit të tretë dhe Kukësit. (A2 Televizion)