
Kombëtarja e 20-vjeçarëve e ka nisur në mënyrën më të mirë rrugëtimin e saj në kampionatin ballkanik të volejbollit që po zhvillohet në kryeqytet.
Në ndeshjen e parë, kuqezinjtë mundën 3-0 me sete përfaqësuesen e Kosovës. Shqipëria dominoi gjatë gjithë takimit duke i mbyllur setet me një diferencë të konsiderueshme nga rivalët.
Skuadra e trajnerit Arben Sako do të sfidojë sot Greqinë, kundërshtarin më të fortë të grupit A, atje ku bëjnë pjesë edhe kombëtarja e Maqedonisë së Veriut. (A2 Televizion)