
Partizani ka dështuar në ndeshjen e rikthimit në fushat e blerta pas 3 muajsh ndërprerje si pasojë e pandemisë.
“Demat e kuq” janë mundur në shtëpi me rezultatin 1-2 nga Skënderbeu duke u shkëputur 12 pikë larg vendit të parë nga Tirana.
Skënderbeu shënoi dy gola të menjëhershëm në minutat 43 dhe 44 të pjesës së parë duke e surprizuar ekipin e Sormanit. Partizani e shkurtoi rezultatin në minutën e 85 me Ferhatin, por nuk kishte më shumë kohë për të marrë një pikë. (A2 Televizion)