Rasti me Covid në Kategorinë Superiore, Tirana: Presim vendimin e federatës

Nga A2 CNN
2 Qershor 2020, 20:05 | Futboll
Rasti me Covid në Kategorinë Superiore, Tirana: Presim vendimin e

Tekniku i Tiranës, Emmanuel Egbo, ka bërë të ditur se do të presin udhëzimet nga Federata nëse mund të ketë një zhvendosje të ndeshjes ndaj Bylisit. Rasti i lojtarit pozitiv me Covid-19 te skuadra ballshiote e ka çuar në një situatë të ndërlikuar rifillimin e Superligës, ashtu siç e pranon edhe trajneri i skuadrës kryeqytetase.

“Ka ndodhur një ditë përpara ndeshjes, është paksa e ndërlikuar situata. Ne do të presim, të shohim rezultatet e lojtarëve të tjerë”, tha Egbo.

Ndërkohë, Superliga rikthehet pas 12 javësh nga hera e fundit, ku java e 27 nis me duel të rëndësishëm siç është Partizani-Skënderbeu. Tekniku i Partizanit mendon se këto ndeshje do të kenë shumë të panjohura, duke parë që skuadrat do të rinisin kampionatin jo vetëm me pak stërvitje, por edhe pa zhvilluar fare takime miqësore.

“Të fillosh kështu, me pak stërvitje dhe pa miqësore, nuk ka ndodhur kurrë. Do të jetë diçka e panjohur për të gjitha skuadrat”, tha Sormani.

Kukësi e rinis sezonin nga Luftëtari, ndërsa skuadra e Orges Shehit kërkon fitoren që i mungon prej 5 javësh: “Shpresojmë mos të kemi dëmtime nga dendësia e ndeshjeve që do të kemi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos