Kanceri i gjirit, ndërgjegjësimi dhe kryerja e vizitave periodike

Nga A2 CNN
10 Tetor 2022, 10:30 | Aktualitet

Çdo tetor mjekët, kudo në botë, bëjnë të njëjtën thirrje, për vajzat e gratë: Kontrolli. Jemi në javën e dytë të tetorit, që merr emrin edhe si tetori rozë. Për gratë dhe vajzat thirrja e mjekëve vjen si formë ndërgjegjësimi, për së paku një kontroll rutinë gjiri, për mjekët, siç vetë ata e pohojnë, ky është muaji i bilanceve. Vit pas viti, shifrat i japin të drejtë thirrjes së tyre, sepse rastet njohin vetëm rritje. Këtë vit janë shënuar mbi 1100 raste të reja. Për këtë foli në Ditari në A2 CNN mjekja onkologe, Klejda Mati, në një lidhje live nga Zvicra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos