Kandidati i arrestuar në avantazh në bashkinë e Himarës

Nga A2 CNN
15 Maj 2023, 09:14 | Politikë
Kandidati i arrestuar në avantazh në bashkinë e Himarës

Fredi Beleri ka marrë një avantazh të lehtë në garën për drejtimin e Himarës, tashmë që janë numëruar 22 nga 36 qendrat e votimit që ka kjo bashki.

Sipas të dhënave paraprake, kandidati i arrestuar i “Bashkë Fitojmë”, udhëheq me më pak se 70 vota ndaj rivalit të tij Jorgo Goro.

Fredi Beleri aktualisht ndodhet në paraburgim me masë sigurie "arrest në burg", pasi u ndalua mbrëmjen e së shtunës nën akuzën e shitblerjes së votës.

Duket se gara për këtë bashki, do të shkojë deri në kutinë e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos