
Pjesëmarrja e madhe e tifozëve të Liverpool dhe Real Madrid në Paris e kanë bërë që rrugët e qytetit të kthehen në një kaos total.
Për shkak të bllokimit të disa rrugëve nga organizatorët dhe numrit të madh të mjeteve që i ishin drejtuar kryeqytetit francez, autobusi i Liverpool ka mbërritur me vonesë në stadiumin Parc des Princes.
Është dashur ndërhyrja e policisë për të hapur rrugën për autobusin që transportonte finalistët nga Anglia, për të mos krijuar vonesa të mëtejshme. (A2 Televizion)