Karnavalet e “frikshme” të Venecias, qyteti i boshatisur

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2021, 10:50 | Lifestyle

Me mijëra njerëz mbushin Venecian në Itali gjatë karnavaleve tradicionale, por këtë vit qyteti do të jetë i shkretë për shkak të pandemisë, që ka marrë më shumë se 90 mijë jetë njerëzish në Itali.

Maskat tradicionale këtë vit kanë mbetur të pashitura. Festivali i këtij viti është parashikuar të mbahet online dhe do të zgjasë deri më 16 shkurt.

Gjatë dy javëve të karnavaleve, qyteti mbushej me mijëra turistë nga e gjithë Italia dhe pjesa tjetër e botës. Tradita e Karnavaleve nisi fillimisht në shekullin e 11. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos