Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike, që kishte kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun e Tiranës. Vendimi u mor me shumicë votash nga anëtarët e KAS, 3 pro dhe 2 kundër, duke lënë në fuqi ndarjen e mandateve në qarkun që dërgon më shumë deputetë në Kuvend. (A2 Televizion)
KAS rrëzon kërkesat e PD dhe Vetëvendosjes për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë
