Aksident me vdekje në afërsi të tunelit të Murrizit në Xibër

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2026, 11:58 | Kronikë

Aksident me vdekje në afërsi të tunelit të Murrizit në

Dy të vdekur dhe 5 të plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë të ndodhur rreth orës 10:15 në Xibër, pranë tunelit të Murrizit. Policia njofton se janë përplasur dy automjete dhe si pasojë kanë humbur jetën dy persona, drejtuesi i njërit prej automjeteve, 42 vjeç, dhe një pasagjere në automjetin tjetër.

Ndërkohë, pesë persona janë dërguar në spital për kontroll mjekësor.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:15, në Xibër, në afërsi të tunelit të Murrizit, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasi A. F., rreth 45 vjeç.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasja M. F, pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin A. F.

Gjithashtu, janë dërguar 5 shtetas në spital, për kontroll mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos