Burime për A2 CNN nga Asambleja e PS-së raportojnë se kryeministri Edi Rama ka kërkuar përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga partia. Gazetarja e A2 CNN Fjorela Beleshi raporton se kjo vjen pas qëndrimeve të tyre, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret nga Asambleja Kombëtare.
Rama është ndalur edhe te qëndrimi i mbajtur nga Spiropali dhe Ndreca lidhur me Erion Veliajn. Sipas tij, qasja e tyre ndaj kryebashkiakut të Tiranës nuk ka qenë e duhura.
Ndërkohë, për çështjen e Veliajt nuk është marrë një vendim në këtë mbledhje.
(A2 Televizion)