Katar 2022 ende pa filluar mund të ketë humbur yllin e tij

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2022, 20:46 | Futboll
Katar 2022 ende pa filluar mund të ketë humbur yllin e tij

Ambiciet e Francës për të mbrojtur titullin botëror në Katar mund të kenë pësuar sot një goditje të rëndë. Sipas mediave franceze, ylli i ekipit, sulmuesi Karim Benzema, i saposhpallur Top i Artë, pas triumfit të sezonit të kaluar në Champions League me Real Madrid, ka pësuar një dëmtim që mund të rrezikojë seriozisht praninë tij në botërorin që fillon ditën e nesërme.

Sipas L’Equipe, sulmuesi ka pësuar një dëmtim muskulor gjatë stërvitjes, pak ditë pasi ishte rikthyer në grup për shkak të disa shqetësimeve të tjera.

https://twitter.com/goal/status/1594043292207157248

Franca pritet të përballet me 22 nëntor me Australinë, dhe trajneri Didier Deschames ka kohë deri nesër 20 nëntor për të kryer një zëvendësim.

Orët në vijim do të jenë vendimtare për të ditur nëse Katar 2022 ka humbur një nga yjet më të shndritshme pa filluar ende ky edicion kaq i diskutuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos