I përfundon kontrata me Bayern vitin tjetër, “Bild”: Lewandowski e ka vendosur të ardhmen

Nga A2 CNN
13 Maj 2022, 09:59 | Futboll
I përfundon kontrata me Bayern vitin tjetër, “Bild”:

Robert Lewandowski do të jetë një nga protagonistët e merkatos verore. E ardhmja e sulmuesit të Bayern Munchen, edhe pse ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2023, është shumë e paqartë.

Sipas “Bild”, polaku ka vendosur që të mos rinovojë kontratën dhe bavarezët tashmë nuk e përjashtojnë shitjen e tij, në mënyrë që të mos e humbin me parametër zero një vit më pas.

Mendohet se Lewandowski ngeli i pakënaqur nga fakti që drejtuesit e Bayern u përpoqën shumë që të blinin Erling Haaland, i cili përfundoi në fund te Manchester City.

Tashmë, Bayern Munchen, gjithmonë sipas “Bild”, është gati ta shesë sulmuesin nëse i vjen një ofertë 35 milionë euro e sipër. Një shifër që mediat spanjolle thonë se është gati që ta paguajë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos