Një ndër dilemat më të mëdha për ata që kanë kursime dhe duan t’i shtojnë ato, është se ku mund t’i investojnë. Për shkak të strukturës së ekonomisë, informacionit të paktë dhe numrit të ulët të popullsisë alternativat nuk janë të shumta. Katër janë format kryesore: hapja e një biznesi; depozitimi në bankë i kursimeve; investimi në letrat me vlerë të qeverisë, ku përfshihen bonot e thesarit dhe obligacionet, si dhe fondet e investimit. Qytetarët shqiptarë kanë pak informacion për format inovatore të investimit, siç janë fondet e investimeve apo pensioneve private. Kjo është arsyeja që gjatë kësaj jave, që njihet edhe si java globale e investimit, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiar po zhvillon aktivitete informuese me komunitetin e biznesit dhe universitetet. (A2 Televizion)
Keni kursime? Alternativat ku mund të investoni
