Kërkesa e çuditshme e “dominueseve” për Këshillin Bashkiak

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2022, 11:35 | Lifestyle

Tre “dominuese”, të mbuluara nga koka te këmbët me veshje pas trupi me lëkurë të zezë, i kërkuan Këshillit Bashkiak të Fort Lauderdale 1 milion dollarë për të ndërtuar një bodrum për “lojërat e tyre pikante”.

Ata premtuan nga një shuplakë për çdo këshilltar bashkiak, nëse fondi do t’i miratohej.

“Mirëmbrëma, këshilltarë! Mund të më thërrisni “bosja”. Propozoj që të financoni ndërtimin e një bodrumi për ne, taksapaguesit dhe votuesit e këtij qyteti. Mos lejoni që veshja jonë sot t’ju heqë vëmendjen nga detyra juaj. Mezi po pres që t’ju godas me shuplaka secilin prej jush nëse kërkesa aprovohet”, tha gruaja të cilës i dukeshin vetëm buzët dhe bishti i flokëve.

Në Twitter, një nga komentet ishte: “Ka më shumë kuptim se shumica e gjërave që bëhen këtu në Florida”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos