Klodiana Spahiu është një ndër 31 zonjat deputete të Partisë Socialiste, që i janë drejtuar me një kërkesë zyrtare kryetares së Parlamentit, zonjës Nikolla, për përjashtimin, në afatin maksimal sipas rregullores së kuvendit, të z.Sali Berisha. Në studion e Ditarit në A2 CNN ajo sqaroi se kjo është një kauzë e përbashkët ndaj akuzave të pabaza ndaj grave e vajzave. Sipas saj kjo bëhet për të anashkaluar çështjet më të rëndësishme në vend. (A2 Televizion)
Kërkesa për përjashtimin e Berishës, gratë socialiste kërkojnë ndëshkim
