Spanjë, përplasen dy trena në jug të Madridit, të paktën 10 të vdekur

Nga A2 CNN
28 Tetor 2026, 10:42 | Bota

Spanjë, përplasen dy trena në jug të Madridit, të

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pas përplasjes së dy trenave të shpejtësisë së lartë në jug të Madridit, në Spanjë.

Aksidenti ndodhi pak pas orës 09:00, mes zonave Mora dhe Orgaz, në provincën e Toledos. Sipas informacioneve paraprake, në përplasje janë përfshirë një tren i kompanisë shtetërore Renfe dhe një tjetër i kompanisë Iryo. Të paktën dy vagonë kanë dalë nga shinat.

Të dy trenat po udhëtonin në linjën që lidh Madridin me Seviljen, në jug të vendit. Pas aksidentit, qarkullimi i trenave me shpejtësi të lartë në linjën që lidh kryeqytetin me rajonin e Andaluzisë është pezulluar.

Ekipet e emergjencës janë angazhuar në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit dhe për të përballuar pasojat e aksidentit.

Një zëdhënës i shërbimeve spanjolle të emergjencës i tha agjencisë AFP se në operacion janë përfshirë disa ekipe zjarrfikëse, tre helikopterë dhe dy njësi të lëvizshme të kujdesit intensiv. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos