Këshilli i ambasadorëve, letër për Dronald Trump: Rishikimi i kufijve të Kosovës minon stabilitetin

Nga A2 CNN
6 Mars 2020, 16:28 | Kosova
Këshilli i ambasadorëve, letër për Dronald Trump: Rishikimi

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i ka dërguar një letër Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe disa personaliteteve të tjera politike atje.

Duke falënderuar Shtetet e Bashkuara për mbështetjen ndaj Kosovës, këshilli i kërkon Presidentit Trump që gjatë dialogut Kosovë-Serbi të ruhet parimi i integritetit territorial të Kosovës. “Qasjet alternative, bazuar në nocionin e rishikimit të kufijve mbi parime etnike kanë mundësinë që të minojnë stabilitetin e Kosovës dhe shteteve të tjera multietnike në Europën Juglindore”, shkruhet në letër.

Përveç Presidentit Trump, letra i është dërguar edhe Sekretarit të Shtetit, Pompeo, disa senatorëve dhe kongresmenëve, mes tyre edhe Eliot Engel, mbështetës i hershëm i çështjes shqiptare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos