Këshilli i Lartë Gjyqësor ka propozuar shkrirjen e Gjykatave të Apelit në një të vetme

Nga A2 CNN
2 Qershor 2021, 13:23 | Aktualitet
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka propozuar shkrirjen e Gjykatave

Gjatë raportimit në Komisionin parlamentar të Ligjeve, kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami u shpreh se për shkak të vakancave në radhët e gjyqtarëve, është propozuar që në Shqipëri të ketë një Gjykatë të vetme Apeli.

Kryetarja e KLGJ-së nënvizoi gjithashtu se vera e këtij viti do ta bëj Gjykatën e Lartë plotësisht funksionale me 15 anëtarë.

“Gjykata e Apelit është thembra e Akilit dhe në këtë gjykatë sot nga 78 gjyqtarë që janë parashikuar të ushtrojnë detyrën në Gjykatat e Apelit, tani që ne flasim është 25 gjyqtarë. Ky numër vijon të zvogëlohet si rezultat i vijimit të procesit të rivlerësimit dhe dorëheqjeve nga ana e gjyqtarëve. Është menduar që të 6 gjykatat e Apelit për sa kohë që sistemi është në këtë gjendje të kemi një gjykatë të vetme”, u shpreh Llagami. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos