Koronavirusi në Shqipëri, Manastirliu: “Drita në fund të tunelit” më e dukshme se asnjëherë

Nga A2 CNN
2 Qershor 2021, 13:20 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, Manastirliu: “Drita në fund

Teksa ndau lajmin se spitali “Shefqet Ndroqi” do t’i rikthehet normalitetit, ministrja Manastirliu u shpreh se “drita në fund të tunelit” është më e dushme se asnjëherë më parë. Duke vlerësuar punën e madhe të stafeve mjekësore, ministrja e Shëndetësisë tha se miratimi për përdorim emergjent i vaksinës Sinovac nga OBSH është një lajm i mirë dhe ritheksoi se vaksinimi nuk do të ndalet.

“Drita në fund të tunelit është më e dukshme se asnjëherë tjetër. Por do duhet të vijojmë të jemi vigjilentë. Programi kombëtar i vaksinimit do të vazhdojë. Dje patëm edhe një lajm të mirë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar për përdorim emergjent vaksinën e Sinovac, pra Coronavac, si një vaksinë të sigurt, efektive. Ne po vijojmë me ritme shumë të kënaqshme programin e vaksinimit, duke diversifikuar në mënyrë të vazhdueshme portofilin e vaksinave dhe do të vijojë të jetë objektivi jonë kryesor, vaksinim, vaksinim, vaksinim, pasi vetëm duke vaksinuar, ne mund të mbrojmë jetën e qyetarëve, ashtu sikurse e kemi bërë deri me sot, ku shihet që impakti i vaksinimit ka dhënë një efekt real mbi uljen e kurbës epidemike, uljen e rasteve në spitale, uljen e fatataliteteve”, tha Manastirliu.

Mjekët e spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” e kanë mirëpritur lajmin e rikthimit në normalitet, duke u shprehur se tashmë do t’u rikthehen ofrimit të shërbimeve për qytetarët për sëmundjet që trajton ky spital dhe do të vijojnë të jenë në gatishmëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos