Këshilli i Ministrave miraton disa ndryshime në kabinetin qeveritar, vajza e Bashkim Finos zëvendësministre

Nga A2 CNN
30 Qershor 2021, 20:16 | Politikë
Këshilli i Ministrave miraton disa ndryshime në kabinetin qeveritar,

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave ka vendosur disa ndryshime në kabinetin qeveritar.

Vajza e ish-kryeministrit Bashkim Fino, Megi Fino, është emëruar zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ndërkohë, kreu i qeverisë ka vendosur edhe dy largime. Është liruar nga detyra Etjen Xhafaj, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, që deri në shtator mbante vendin e zëvendësministrit të  Punëve të Jashtme.

Lirohet nga detyra edhe Petro Koçi, që mbante postin e zëvendësministrit të Mbrojtjes.

Këshilli i Ministrave i ditës së sotme, ndër të tjerat, miratoi në parim edhe marrëveshjen për ripranimin e personave që vijnë nga Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos